Sholc: Nuk ka mëshirë për të arrestuarin për sulmin në Mynih, ai duhet ta braktis vendin
- Kancelari gjerman Olaf Sholc sot deklaroi se shoferi, kërkues i azilit nga Afganistani, i cili me automobilin e tij është përplasur në një grup njerëzish në Mynih, "nuk mund të shpresoj në mëshirë" dhe duhet ta braktis vendin.

Berlin, 13 shkurt 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot deklaroi se shoferi, kërkues i azilit nga Afganistani, i cili me automobilin e tij është përplasur në një grup njerëzish në Mynih, "nuk mund të shpresoj në mëshirë" dhe duhet ta braktis vendin.
"Ky autor nuk mund të shpresoj në kurrfarë mëshire. Ai duhet të dënohet dhe duhet ta braktis vendin", tha Sholc, njoftoi revista gjermane "Fokus", pasi 28 persona janë lënduar kur një refugjat 24-vjeçar afgan është përplasur me automobilin e tij në turmën e demosntruesve.
Sholc tha se duhet të ndërmarren masa urgjente kundër kërcënimeve eventuale. Siç u kumtua paraprakisht, mes të lënduarve ka edhe një fëmijë në gjendje të rëndë.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 kur një shofer e ka rritur shpejtësinë e lëvizjes së automobilit të tij, e pastaj është përplasur në demonstrues në Mynih, të cilët janë tubuar në thirrjen e Sindikatës së punëtorëve "Verdi".
Ministri bavarez i Punëve të Brendshme, Joakim Herman deklaroi se shoferi 24-vjeçar edhe paraprakisht ka qenë i njohur për policinë për shkak të lidhjeve të tij me drogë dhe vjedhje. bsh/
Foto: MIA arkiv