Sholc: Gjermania nuk pranon involvim të huaj në demokracinë e saj
- Kancelari gjerman Ollaf Sholc sot deklaroi se Gjermania nuk do të pranojë involvim të huaj në demokracinë e saj, porosi që e dha një ditë pasi nënpresidenti amerikan Xhej Di Vans e ka kritikuar demokracinë evropiane në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Mynih, 15 shkurt 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Ollaf Sholc sot deklaroi se Gjermania nuk do të pranojë involvim të huaj në demokracinë e saj, porosi që e dha një ditë pasi nënpresidenti amerikan Xhej Di Vans e ka kritikuar demokracinë evropiane në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
"Pas zgjedhjeve parlamentare, të caktuara për 23 shkurt, Gjermania vet do të vendos si ta zhvillojë demokracinë e saj", tha Sholc, duke e përsëritur qëndrimin e vet kundër së djathtës ekstreme.
"Gjermania është demokraci shumë e fuqishme dhe si demokraci e fuqishme absolutisht e kemi të qartë se e djathta ekstreme duhet të jetë jashtë procesit të marrjes së vendimeve politike dhe nuk do të ketë bashkëpunim me ta", deklaroi Sholc. bsh/
Foto: EPA