Shkupi, Aerodromi, Karposhi, Qendra dhe Shuto Orizare zgjedhin kryetarë komune në rrethin e dytë
- Në katër nga dhjetë komunat e Shkupit si dhe në Qytetin e Shkupit, kryetari do të zgjidhet në rrethin e dytë. Kryetarë, në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale 2025 që po mbahen sot, do të zgjedhin qytetarët e Aerodromit, Karposhit, Qendrës, Shuto Orizares dhe Qytetit të Shkupit.
Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Në katër nga dhjetë komunat e Shkupit si dhe në Qytetin e Shkupit, kryetari do të zgjidhet në rrethin e dytë. Kryetarë, në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale 2025 që po mbahen sot, do të zgjedhin qytetarët e Aerodromit, Karposhit, Qendrës, Shuto Orizares dhe Qytetit të Shkupit.
Gjashtë komuna të Shkupit zgjodhën kryetarë në rrethin e parëm tre orej të cilëve morën mandatin e dytë, dhe atë kryetarlt aktual të Butelit, Gazi Babës dhe Gjorçe Petrovit.
Në rrethin e dytë, në garë për kryetar të Qytetit të Shkupit janë orce Gjorgjievski dhe Amar Mecinoviq. Kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gjorgjievski në rrethin e parë fitoi 91 663 vota apo 39,41% të votave, ndërkaq kandidati i PP E Majta, Mecinoviq 30 665 vota apo 13,18 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.
Në rrethin e parë për kryetar të Shkupit votuan gjithsej 232 581 qytetarë apo 49,04% nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore. Në rrethin e dytë, të drejtë vote kanë 474 304 votues të regjistruar në listën zgjedhore në gjithsej 685 vendvotime.
Në Komunën Aerodrom në rrethin e dytë janë kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit dhe kryetar aktual i komunës, Dejan Miteski dhe kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit, Aleksandar Trajanovski. Në rrethin e parë Miteski mori 16 257 vota apo 49,22 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve, ndërsa Trajanovski 6 881 vota apo 20,78 për qind.
Të drejtë vote në Komunën Aerodrom kanë gjithsej 68.772 votues, të regjistruar në listën zgjedhore. Në rrethin e parë dalja ishte 48,14% apo 33.106 votues.
Në Komunën Karposh në rrethin e dytë janë kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Sotir Lluktovski dhe kryetari aktual i komunës dhe kandidat i GROM, Koalicionit "Përvojë për sukses", Stevço Jakimovski. Në rrethin e parë Llukrovski mori 10 284 vota apo 34,51 për qind të votave, ndërsa Jakimovski 8 761 vota apo 29,40 për qind të votave në rrethin e parë.
Të drejtë vote në Komunën Karposh kanë gjithsej 56.856 votues, votues. Në rrethin e parë dalja ishte 52,42% apo 29.803 votues.
Në Komunën Qendër në rrethin e dytë janë kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit dhe kryetar aktual i komunës, Goran Gerasimovski dhe kandidati i Lëvizjes ZNAM, Mirosllav Llabudoviq. Në rrethin e parë Gerasimovski fitoi 8 535 vota apo 38,19 për qind të votave në rrethin e parë, përderisa Llabudoviq mori 5 707 vota apo 25,54 për qind të votave në rrethin e parë.
Të drejtë vote në Komunën Qendër kanë gjithsej 44.109 votues, të regjistruar në listën zgjedhore. Në rrethin e parë dalja ishte 50,66% apo 22.347 votues.
Në Komunën Shuto Orizarë në rrethin e dytë janë kandidati nga Unioni i romëve dhe kryetari aktual Kurto Dudush dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Erxhan Demir. Në rrethin e parë Dudush mori 3 223 vota apo 36,43 për qind nga numri i përjgithshëm i votave në rrethin e parë, ndërsa Demir mori 1 841 vota apo 20,81 për qind të votave në rrethin e parë.
Në listën zgjedhore të komunës Shuto Orizarë janë të regjistruar gjithsej 23.893 votues. Në rrethin e parë dalja ishte 37,03 për qind.
Gjashtë komuna të Shkupit zgjodhën kryetarë në rrethin e parë, tre prej të cilëve morën mandatin e dytë, dhe atë kryetarët aktual të Butelit, Gazi Babës dhe Gjorçe Petrovit.
Në Komunën e Butelit për kryetar është zgjedhur kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Darko Kostovski, i cili fitoi 52,96 për qind nga numri i përjgithshëm i votave në rrethin e parë.
Në Komunën Gazi Babë, për kryetar është zgjedhur kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Boban Stefkovski, i cili fitoi 58,42 për qind nga numri i përjgithshëm i votave në rrethin e parë.
Në Komunën Gjorçe Petrov, për kryetar është zgjedhur kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Aleksandar Stojkoski, i cili fitoi 56,07 për qind nga numri i përjgithshëm i votave në rrethin e parë.
Në Komunën Kisella Vodë, për kryetare është zgjedhur kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit Beti Stamenkoska-Trajkoska, i cili fitoi 57,20 për qind nga numri i përjgithshëm i votave në rrethin e parë.
Në Komunën e Sarajit për kryetar në rrethin e parë është zgjedhur kandidati i Koalicionit VLEN, Muhamet Elmazi, i cili fitoi 50,28 për qind nga numri i përjgithshëm i votave në rrethin e parë.
Në Komunën e Çairit për kryetar në rrethin e parë është zgjedhur kandidati i Koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, i cili fitoi 51,78 për qind nga numri i përjgithshëm i votave në rrethin e parë. аb/
Foto: МIА arkivi