• сабота, 22 февруари 2025

Shkencëtarët paralajmërojnë: Poli i Veriut po ngrohet me shpejtësi rekorde

Shkencëtarët paralajmërojnë: Poli i Veriut po ngrohet me shpejtësi rekorde

 Londër, 5 shkurt 2025 (MIA) - Temperatura në Polin e Veriut të dielën, 2 shkurt, është rritur për më shumë se 20 gradë Celsius mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, duke arritur në -1 gradë, që është pragu për shkrirjen e akullit, njoftoi Shërbimi për Ndryshimee Klimartke i BE-së "Kopernikus".

Sipas shkencëtarëve, kjo valë jashtëzakonisht e ngrohtë është e lidhur me një sistem me presion të ulët mbi Islandë, i cili po drejton një rrjedhë të fortë ajri të ngrohtë drejt Arktikut, njoftoi gazeta britanike "Gardian". 

 Temperatura në veri të arkipelagut Svalbard në Norvegji të shtunën ishte 18 gradë më e lartë se mesatarja për periudhën 1991-2020, me një vlerë të matur afër zeros. Deri të dielën, anomalia e temperaturës kishte kaluar 20 gradë.

"Ky është një rast ekstrem i ngrohjes së dimrit. Nuk është më ekstremi i shënuar ndonjëherë, por është në kufirin e sipërm të asaj që mund të ndodhë në Arktik", deklaroi Mika Rantanen, shkencëtar në Institutin Meteorologjik Finlandez. 

 Ai shtoi se vlerësimet e temperaturës bëhen nëpërmjet satelitëve, anijeve, aeroplnëve  dhe stacioneve metereologjike, por se në rajone të largëta si Arktiku qendror, me pak pika të drejtpërdrejta të matjes, është "e vështirë të përcaktohet anomalia e saktë e temperaturës".

"Të gjitha modelet tregojnë një anomali prej mbi 20 gradë, dhe disa edhe 30 gradë Celsius", tha Rantaneni.

 Shkencëtari Zhulien Nikolasi i "Kopernikusit" theksoi se temperaturat jashtëzakonisht të ngrohta janë rezultat i rrymave të ngrohta të Atlantikut, të cilat e intensifikojnë më tej ndryshimin.

"Kjo lloj e ngjarjeve është e rrallë, por nuk mund të vlerësojmë se sa të zakonshme janë pa analiza më të hollësishme. Një rast i ngjashëm është vërejtur në shkurt të vitit 2018", shtoi Nikolasi. 

 Klimatologu gjerman Dirk Noç nga Universiteti i Hamburgut paralajmëroi se rritja e temperaturave mbi zero është veçanërisht shqetësuese, pasi shkakton shkrirjen e akullit.

"Presim që Oqeani Arktik të humbasë akullin gjatë verës nl dy dekadat e ardhshme. Ky do të jetë peizazhi i parë natyror që do të zhduket si pasojë e drejtpërdrejtë e aktiviteteve njerëzore, gjë që tregon edhe një herë se sa të fuqishëm jemi bërë ne, njerëzit, në formësimin e fytyrës së planetit tonë", përfundoi Noçi. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан