• сабота, 22 февруари 2025

Shefçoviq para PE-së: Të punojmë së bashku për një Union më të guximshëm, më të thjeshtë dhe më të shpejtë

Shefçoviq para PE-së: Të punojmë së bashku për një Union më të guximshëm, më të thjeshtë dhe më të shpejtë

Strasburg, 12 shkurt 2025 (MIA) - Gjatë rritjes së pasigurisë dhe konkurrencës globale, ne nuk mund të vazhdojmë të sillemi sikur çdo gjë është si zakonisht, por ne kemi nevojë për veprime të guximshme për të forcuar sigurinë, prosperitetin dhe demokracinë dhe të përgjigjemi në çështjet që janë më të rëndësishme për evropianët, porositi eurokomisari për tregti, siguri ekonomike, marrëdhënie ndërinstitucionale dhe transparencë, Marosh Shefçoviq gjatë prezantimit të Programit për punë të Komisionit Evropian për vitin 2025 para Parlamentit Evropian në Strasburg.

"Këtë nuk mund ta arrijmë, nëse nuk e ruajmë avantazhin tonë ekonomik. Prandaj, për qëllim kemi të forcojmë konkurrencën e bizneseve evropiane dhe të forcojmë qëndrueshmërinë tonë ekonomike. Na nevojitet edhe qasje e përbashkët, prandaj së bashku me Programin e punës, miratuam një vizion për një agjendë ambicioze për zbatimin dhe thjeshtimin e tij", theksoi Shefçoviq. 

Ai theksoi se qëllimi i KE-së është të thjeshtësojë rregullat e BE-së, të zvogëlojë barrën dhe të forcojë konkurrencën, prosperitetin dhe qëndrueshmërinë në Union, kështu që do të propozojë thjeshtësim të paparë për të krijuar mundësi, inovacion dhe rritje.

"Kompasi ynë i konkurrencës i miratuar së fundmi do të drejtojë përpjekjet tona gjatë gjithë mandatit për të përmirësuar konkurrueshmërinë e Evropës", theksoi eurokomisari. 

Shefçoviqi si prioritetet të KE-së për këtë vit, ndër të tjera, thekson miratimin e Marrëveshjes për industrinë e pastër, ndërtimin e Unionit për kursim dhe investime, përgatitjen e Librit të Bardhë për të Ardhmen e Mbrojtjes Evropiane dhe Strategjinë e Re Evropiane të Sigurisë së Brendshme dhe zbatimin e Paktit për Azilin dhe Migracionin me miratimin e një kuadri të ri ligjor për dëbimin, si dhe Shtyllën Evropiane të të Drejtave Sociale dhe Udhërrëfyesin për Punë cilësore.

Sipas Shefçoviqit, KE-ja planifikon të sigurojë një kornizë të qëndrueshme për fermerët dhe një pakt për të mbrojtur oqeanet, të propozojë Kornizën financiare shumëvjeçare të BE-së për periudhën 2028-2034, të zhvillojë mburojë të demokracisë që synon mbrojtjen e demokracisë dhe ruajtjen e vlerave evropiane dhe forcimin e pozicionit të Evropës në skenën globale.

"Prioriteti ynë i parë dhe kryesor këtu vazhdon të jetë mbështetja e Ukrainës për aq kohë sa është e nevojshme. Ne gjithashtu do të iniciojmë bashkëpunim me vendet dhe rajonet partnere në një sërë fushash dhe politikash", tha Shefçoviq. qa/

Foto: X

 

Остани поврзан