• сабота, 22 февруари 2025

Shefi i NATO-s: Me Trampin në krye të SHBA-së nënkuptohet forcim i shpejtë dhe domethënës i aleancës ushtarake perëndimore

Shefi i NATO-s: Me Trampin në krye të SHBA-së nënkuptohet forcim i shpejtë dhe domethënës i aleancës ushtarake perëndimore

Bruksel, 21 janar 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute pret që kthimi i Donald Trampit si president i SHBA-së të nënkuptojë forcim të shpejtë dhe domethënës të aleancës ushtarake perëndimore.

"Me kthimin e presidentit Tramp në detyrë, do të 'rrisim' shpenzimet për mbrojtje dhe prodhim", shkruan Rute në X.

Rute shprehu "urime të ngrohta" për Trampin për inaugurimin e tij si president i 47-të i SHBA-së dhe të Xhej- Di Vens si zëvendëspresident.

"Së bashku mund të arrijmë paqen përmes forcës - përmes NATO-s", nënvizoi Rute.

Trampi u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të ndajnë 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, nga objektivi i mëparshëm i NATO-s prej 2 për qind.

 

 

Тагови

Остани поврзан