SHBA-ja shpall Huthët si “organizatë të huaj terroriste”
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e ka shpallur lëvizjen jemenase Huthët të njohur si “Ansar Allah”, si organizatë të huaj terroriste, bën të ditur Shtëpia e Bardhë.

Uashington, 23 janar 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e ka shpallur lëvizjen jemenase Huthët të njohur si “Ansar Allah”, si organizatë të huaj terroriste, bën të ditur Shtëpia e Bardhë.
Me këtë parashihen sanksione më të rrepta nga ato që vendosi administrata e Xho Bajdenit kundër Huthëve si përgjigje e sulmeve të tyre ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe ndaj anijeve luftarake amerikane që mbrojnë korridorin kritik detar.
“Aktivitetet e Huthëve kërcënojnë sigurinë e civilëve dhe personelit amerikan në Lindjen e Mesme, sigurinë e partnerëve tanë më të afërt rajonal dhe stabilitetin e tregtisë globale detare”, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.
Poashtu theksohet se SHBA do të bashkëpunojë me partnerët rajonal "që të eliminohen aftësitë e Huthëve, për t'i privuar nga resurset dhe me këtë të ndërpriten sulmet ndaj personelit dhe civilëve amerikanë, partnerëve amerikanë dhe anijeve në Detin e Kuq".
foto: arkivi i MIA-s