SHBA-ja do të vendosë kufizime për fluturime në 40 aeroporte për shkak të mbylljes së Qeeverisë
- Përfaqësuesit federalë amerikanë deklaruan se SHBA-ja do ta pakësojë trafikun ajror për 10 për qind në 40 aeroporte kryesore duke filluar orej nesër për shkak të mungesës së personelit të shkaktuar nga mbyllja rrjedhëse e qeverisë.
Uashington, 6 nëntor 2025 (MIA) - Përfaqësuesit federalë amerikanë deklaruan se SHBA-ja do ta pakësojë trafikun ajror për 10 për qind në 40 aeroporte kryesore duke filluar orej nesër për shkak të mungesës së personelit të shkaktuar nga mbyllja rrjedhëse e qeverisë.
Pakësimet do të vendosen gradualisht duke filluar prej nesër, sipas burimeve të njoftuara me planin, ndërsa aeroportet e prekura do të kumtohen sot, deklaruan përfaqësuesit, kumtoi Si-Bi-Es.
Fluturimet vendore do të pakësohen për katër për qind nesër, m ç'rast pakësimet do të rriten në pesë për qind të shtunën dhe gjashtë për qind të dielën, para se të arrijnë 10 për qind javën e ardhshme, kumtuan katër burime anonime pasi që u kumtua masa e re.
Anulimet mund të ndikojnë në mes 3.500 dhe 4.000 fluturime në ditë, sipas Bi-Bi-Si-së.
Administratori i Administratës federale për aviacion (FAA), Brajan bedford deklaroi se pakësimi i kapacitetit prej 10 për qind është i domosdoshëm për t'u ulur barra ndaj kontrolluesve të trafikut ajror, kumtoi Si-Bi-Es.
"Kjo është e pazakontë, njejtë siç ishte e pazakonshme edhe mbyllja e qeverisë, si dhe fakti se kontrolluesit tanë nuk janë paguar një muaj", tha Bradford. Ai shtoi se nëse mbyllja e Qeverisë vazhdon edhe presioni ndaj sistemit rritet, ndoshta do të nevojiten masa restriktive shtesë.
Ministri i Transportit i SHBA-së, Shon Dafi, dhe Bredford, theksuan se masat janë vendosur për t'u ruajtur siguria e trafikut ajror. Bredford kumtoi se 40 tregjet që do të goditen do të kumtohen sot, ndërsa kufizimet do ta përfshijnë hapësirën komerciale ajrpre dhe aktivitete tët jera, përfshirë edhe lansimet në gjithësi.
Sipas informatave të marra nga Si-Bi-Es, tregjet e propozuara përfshijnë qendra të mëdha siç janë Boston Logan, Njujork La Guardia, Los Angjelos dhe Dallas/Forth Uorth, por lista akoma nuk është përfundimtare.
Gjatë mbylljes së qeverisë, më e gjata në historinë e SHBA-së, kontrolluesit ishin të detyruar të punojnë pa rrogë, që i detyroi disa të marrin pushime mjekësore apo të pranojnë vende të tjera të punës.
Kompanitë ajrore, sindikatat dhe industria turistike i bënë thirrje Konggresit ta ndërprejë mbylljen. Sipas "FlightAware", mbi 10.000 fluturime në, drejt apo nga SHBA-ja ishin shtyrë fundjavën e kalaur, përderisa rreth 11.000 fluturime u anuluan këtë javë. Dafi tha se vendit i mungojnë rreth 2.000 kontrollues të fluturimeve.
Amerikan erllajns kumtoi se do të punojë sipas orarit sot, por pret informata shtesë nga FAA për fluturimet që do të preken duke filluar prej nesër. ab/
fotо: ЕPА arkivi