SHBA vitin e kaluar i dha Ukrainës gjysmën e ndihmës ushtarake të premtuar
- Vitin e fundit të kryesimit të tij Xho Bajden uli dërgesën e armëve për Ukrainën dhe deri në nëntor të vitit të kaluar Uashingtoni i ka dhënë Kievit vetëm gjysmën e ndihmës së premtuar që vjen nga rezervat e SHBA-së, citohet në analizën më të re mediatike.

Uashington, 3 shkurt 2025 (MIA) - Vitin e fundit të kryesimit të tij Xho Bajden uli dërgesën e armëve për Ukrainën dhe deri në nëntor të vitit të kaluar Uashingtoni i ka dhënë Kievit vetëm gjysmën e ndihmës së premtuar që vjen nga rezervat e SHBA-së, citohet në analizën më të re mediatike.
Deri në shtator të vitit të kaluar, dërgesat mesatarisht ishin 558 milionë dollarë në muaj. Nga tetori i vitit 2024 deri më 20 janar të vitit 2025, kur u mbajt inaugurimi i presidentit Donald Tramp, ndihma është rritur deri në 1,1 miliarda dollarë në muaj, Megjithatë, kjo nuk ishte kryesisht rritje e mbështetjes sepse në dy vitet e para të luftës mbështetja ishte në nivelin e njejtë. Plus, deri në dhjetor të vitit të kaluar SHBA i ka dërguar Ukrainës vetëm rreth 30 për qind të automjeteve të blinduara të premtuara.
Në një fjalim në dhjetor të vitit 2023 Bajdeni tha se SHBA dëshiron që "Ukraina të fitojë në luftë". Sipas analizës, Shtëpia e Bardhë druan se kjo deklaratë do të krijojë pritje joreale për gatishmërinë e Uashingtonit t'i ndihmojë Ukrainës në çlirimin e të gjitha territoreve të pushtuara nga Rusia që nga viti 2014.
Në vitin 2024 vendimet për ndihmë luftarake për Ukrainën ishin marrë me vonesa disamuajshe, jo vetëm për shkak të bllokadës në Kongres, i cili për një kohë të gjatë nuk miratoi paketën prej 60 miliardë dollarësh, por edhe për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme në Shtëpinë e Bardhë për rreziqet e përshkallëzimit të marrëdhënieve me Rusinë dhe nëse SHBA ka furnizime të mjaftueshme. Situata u ndërlikua më tej nga një sistem i dobët i organizuar për përcjelljen e dërgesave, ku një institucion nuk ishte në dijeni të përgjegjësive të një tjetri.
Kjo vazhdoi derisa ishte tepër vonë, thuhet në analizë.
"Dërgesat e përshpejtuara në muajt e fundit të mandatit të Bajdenit nuk e përmirësuan situatën: Forcat e armatosura të Ukrainës humbën të gjtiha territoret e kthyera nën kontrollin e tyre në kundërofensivën në vitin 2023 dhe u ankuan për mungesën e teknikës për evakuim të të plagosurve dhe për dërgesën e municionit.
Sipas Institutit të Uashingtonit për studim të luftës, Rusia nga ana tjetër ka pushtuar mesatarisht nga rreth 20 kilometra katror territor ukrainas në ditë.
Pasiguria për vazhdimin e dërgesave të armëve në Ukrainë është rritur me kthimin e Trampit në Shtëpinë e Bardhë. Në javën e parë të mandatit të tij, ai ngriu ndihmën për Kievin dhe vendet e tjera, mbështetja ushtarake nuk u përfshi. Tramp tha se SHBA-ja kishte shpenzuar një total prej 200 miliardë dollarësh në ndihmë armësh për Ukrainën - më shumë se të gjitha vendet e tjera të NATO-s. Prandaj, ai deklaroi se kërkon që Evropa të rimbursojë SHBA-në për "afër 200 miliardë dollarë" për municionet e dërguara në Kiev.
Shifrat e cituara më vonë nga Kievi zyrtar ndryshonin sipas presidentit Volodimir Zelenski, Ukraina në fakt mori një total prej 76 miliardë dollarësh në ndihmë ushtarake nga SHBA. sa/