SHBA: Kandidati për ministër i Tregtisë do ta rishqyrtojë ndalesën e eksportit të armëve të lehta
- Kandidati për ministër të Tregtisë së SHBA-së, Hauard Latnik, i nominuar nga presidenti Donald Tramp, ka paralajmëruar se do të rishikojë kufizimet e eksportit të armëve të lehta, të vendosura nga administrata e Xho Bajdenit në vitin 2024. Kufizimet e eksportit të armëve të zjarrit janë orientuar drejt kufizimeve të grupeve të huaja kriminele, të cilët furnizojnë armë amerikane.

Uashington, 4 shkurt 2025 (MIA) - Kandidati për ministër të Tregtisë së SHBA-së, Hauard Latnik, i nominuar nga presidenti Donald Tramp, ka paralajmëruar se do të rishikojë kufizimet e eksportit të armëve të lehta, të vendosura nga administrata e Xho Bajdenit në vitin 2024. Kufizimet e eksportit të armëve të zjarrit janë orientuar drejt kufizimeve të grupeve të huaja kriminele, të cilët furnizojnë armë amerikane.
Në deklaratë me shkrim, Latnik theksoi se, nëse konfirmohet në funksion, do të sigurojë që Ministria e Tregtisë ta rishikojë këtë politikë dhe të ndërmarrë hapat e duhur.
Deklarata e tij erdhi si përgjigje ndaj kritikave nga senatori Erik Shmith, i cili vlerësoi se këto kufizime kanë dëmtuar industrinë amerikane, me humbje prej qindra milionë dollarë në vit. rq/bsh/
Foto: EPA