• четврток, 04 декември 2025

SHBA i ndau Arabisë Saudite statusin e aleatit kryesor jashtë NATO-s

SHBA i ndau Arabisë Saudite statusin e aleatit kryesor jashtë NATO-s

Uashington, 19 nëntor 2025 (MIA) - SHBA i ndau Arabisë Saudite statusin e aleatit kryesor jashtë NATO-s, kumtoi presidenti Donald Tramp. 

Trampi këtë njoftim e bëri në darkën që e organizoi mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë në nder të princit të kurorës saudite, i cili ishte për vizitë, Mohamed bin Salman.

"Po e çojmë bashkëpunimin tonë ushtarak në nivele edhe më të larta duke e caktuar zyrtarisht Arabinë Saudite si një aleat të madh jashtë NATO-s, gjë që është shumë e rëndësishme për ta", njoftoi Tramp.

Ai e theksoi vlerën strategjike të mbretërisë së pasur në Lindjen e Mesme, duke shprehur bindje se me armët që do t'i blejë nga Uashingtoni, Riadi do të bëhet një faktor kyç për sigurimin e stabilitetit në atë rajon nevralgjik.

Ndryshe, në darkën solemne pati shumë personalitete të famshëm. Super ylli i futbollit Kristijano Ronaldo, njeriu më i pasur në botë Ilon Mask dhe shefi i "Nvidia" - kompania me kapitalizim më të madh të tregut në botë, ishin mes mysafirëve në darkën që e organizoi presidenti i SHBA-së, Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë në nder të princit të kurorës saudite Mohamed bin Salman.

Ronaldo, i cili në karrierë shënoi mbi 950 gola, aktualisht luan për klubin saudit Al Nasr. Pronari kryesor i ekipit, me të cilin portugezi ka marrëveshje deri në vitin 2027, është Fondi saudit për investime publike.

Prania e pronarit të kompanive "Teslla" dhe "Spejs Iks" mund të jetë shenjë e pajtimit me presidentin, komentuan mediat amerikane.

Mask dhe Huang, gjithashtu do të jenë mes pjesëmarrësve në diskutimin për përparimin në fushën e inteligjencës artificiale, e cila do të mbahet sot në forumin saudit-amerikan të investimeve në Uashington. sa/

foto: EPA

Остани поврзан