• петок, 21 февруари 2025

Shajnbaum: Tramp premtoi se SHBA-ja do ta parandaloi qarkullimin e armëve në Meksikë

Shajnbaum: Tramp premtoi se SHBA-ja do ta parandaloi qarkullimin e armëve në Meksikë

Meksiko Siti, 4 shkurt 2025 (MIA) - Presidentja meksikane Klaudia Shajnbaum sot deklaroi se ka marrë premtim nga presidenti amerikan Donald Tramp se SHBA-ja do ta parandalojë qarkullimin e armëve në Meksikë.

Presidentja meksikane tha se si pjesë e marrëveshjes së saj me Trampin, zbatimi i doganave të larta për mallra nga Meksika do të anulohet për një muaj dhe se SHBA-ja do ta ndalojë qarkullimin  e armëve në Meksikë.

Si pjesë e marrëveshjes së përkohshme, Meksiko do të sistemojë 10.000 ushtarë të Gardës nacionale në kufirin e saj verior që të parandalohet trafiku i drogës, ndërsa SHBA-ja do të përpiqen ta ndalojnë kontrabandimin e armëve në Meksikë.

"SHBA-ja është e përkushtuar që të punojë në parandalimin e trafikimit me armë të cilësisë së lartë në Meksikë", tha Shajnbau, transmeton Uashington tajms.

Derisa SHBA-ja ankohen për rritjen e sasisë së drogës që kontrabandohet nga Meksika në SHBA, Meksika paralajmëron se rrjedhin "lumenj çelikë" të armëve nga SHBA-ja në Meksikë, duke i armatosur të gjithë, nga bandat e rrugëve deri te kartelet kontrabanduese, që përplasen me ushtri meksikane.

Analistët vlerësojnë se çdo vit në SHBA blihen mes 200.000  dhe 500.000 copë armë për kontrabandim në Meksikë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан