• сабота, 22 февруари 2025

Shërbimi norvegjez për siguri pret sabotim rus në vitin 2025

Shërbimi norvegjez për siguri pret sabotim rus në vitin 2025

 Oslo, 5 shkurt 2025 (MIA) - Shërbimi i Sigurisë së Brendshme Norvegjeze vlerësoi sot se ka gjasa që inteligjenca ruse të sabotojë Norvegjinë gjatë vitit 2025, konkretisht për të ndaluar dërgimin e ndihmave për Ukrainën.

Duke theksuar se disa dhjetëra veprime të tilla kanë ndodhur në Evropë që nga fundi i vitit 2023, shefi i Shërbimit të Sigurisë së Brendshme (PST), Beate Gangas, tha se në këtë fazë nuk është identifikuar asnjë rast i vetëm i dëshmuar. 

 "PST, megjithatë, e konsideron të mundshme që shërbimet e inteligjencës ruse do të përpiqen të kryejnë veprime sabotuese kundër objektivave në Norvegji në vitin 2025", tha Beate Gangas gjatë prezantimit të vlerësimit vjetor të kërcënimeve të drejtuara ndaj Norvegjisë.

 "Qëllimi i veprimeve të mundshme do të ishte të parandalohen dërgesat tona në Ukrainë ose të ndikojë negativisht në opinionin publik në lidhje me ndihmën për Ukrainën", shtoi Gangas.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан