Shënohet Dita kur më 22 nëntor të vitit 1908 u mbajt Kongresi i Manastirit
- Institucioni kombëtar Muzeu i Alfabetit shqip sot në Manastir i përfundon aktivitetet programore, kushtuar Kongresit të Manastirit, i cili prej 14 deri 22 nëntor 1908 u mbajt në këtë qytet.
Manastir, 22 nëntor 2024 (MIA) - Institucioni kombëtar Muzeu i Alfabetit shqip sot në Manastir i përfundon aktivitetet programore, kushtuar Kongresit të Manastirit, i cili prej 14 deri 22 nëntor 1908 u mbajt në këtë qytet.
"Në kuadër të Ditëve të Alfabetit 'Java e shkronjave' kemi mbajtur konferencë ndërkombëtare, është hapur ekspozitë e fotografive dhe dokumenteve nga ditët kur është mbajtur Kongresi i Manastirit, ndërsa dyert e Muzeut janë hapur edhe për shumë nxënës dhe studentë, të cilët e kanë vizituar institucionin tonë", deklaroi për MIA-m, Nuer Arsllani, drejtor i IK Alfabeti shqip-Manastir.
"Solemnitetet vazhdojnë me vizitë të mysafirëve në Muze nga shteti dhe jasht vendit, në Shtëpinë e oficerëve në Manastir do të mbahet sfilatë me krijime mode dhe disejne të krijuara të studentëve, organizatorë të së cilës janë Instituti Ndërkombëtar i modës “Izet Curri” - Shkup dhe organizata qytetare “22 Nëntori”, ndërsa pasdite është planifikuar vizitë në institucionin tonë kombëtar nga disa figura publike, përfaqësues të komunitetit lokal dhe kombëtar", tha Arsllani. bsh/
Foto: MIA