Senati e konfirmoi Robert Kenedi të Riun ministër të Shënetësisë
- – Robert F. Kenedi i Riu, kritiku i vaksinave, i cili e mbështeti presidentin Donald Tramp, pasi hoqi dorë nga kandidatura e tij presidenciale, ishte konfirmuar nga Senati amerikan ministër i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore edhe krahas kundërshtimit nga institucioni mjekësor dhe anëtarët e Kongresit.

Uashington, 13 shkurt 2025 (MIA) – Robert F. Kenedi i Riu, kritiku i vaksinave, i cili e mbështeti presidentin Donald Tramp, pasi hoqi dorë nga kandidatura e tij presidenciale, ishte konfirmuar nga Senati amerikan ministër i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore edhe krahas kundërshtimit nga institucioni mjekësor dhe anëtarët e Kongresit.
Robert F. Kenedi (71) ishte konfirmuar me 52 përkundër 48 votave, ndërsa Miç Mekonel ishte senatori i vetëm republikan i cili iu bashkëngjit 47 demokratëve të cilët votuan kundër Kenedit, i cili megjithatë premtoi se do t’i mbrojë programet ekzistuese për vaksinim në përpjekje që t’i sigurojë votat e deputetëve të papërcaktuar.
Konfirmimi nga Senati ia hap rrugën që të japë betim në pozitën ku do të mbikëqyrë disa agjenci të huaja mjekësore, duke përfshirë edhe Drejtorinë për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) dhe Qendrat për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.
“Pasi Kenedi të betohet më vonë sot, Donald Tramp do të nënshkruajë urdhër ekzekutiv për krijimin e Komisionit MAHA, i quajtur sipas lëvizjes ‘Bëje Amerikën përsëri të shëndoshë’ të Kenedit dhe do ta drejtojë sekretarin e ri të ‘hetojë këtë krizë kronike që ka kapluar vendin tonë", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolina Levit.
Kenedi, avokat i specializuar për mbrojtje të mjedisit jetësor, një kohë të gjatë ngrit dyshim për sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave të cilat ndihmojnë në kontrollin e sëmundjeve me dekada dhe parandalojnë vdekjen e miliona njerëzve.
Ai tani do të udhëheqë me Ministri e cila menaxhon me më shumë se tre trilionë dollarë të dedikuara për mbrojtje shëndetësore.
Departamenti, gjithashtu, i mbikëqyr programet Medicare dhe Medicaid, të cilat mundësojnë sigurim shëndetësor për mbi 140 milionë amerikanë, dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi (NIH).
Kenedi tha se dëshiron të punojë që tu japë fund sëmundjeve kronike, t’i ndërpresë lidhjet mes të punësuarve në rregullatorin amerikan për ilaçe dhe industri farmaceutike dhe ta heqë fluorin nga rezervat amerikane të ujit.
Kundërshtarët thonë se ai nuk është i duhur për ministër të shëndetësisë për shkak të rolit të tij të theksuar në lëvizjen kundër vaksinave.
Kenedi tha se dëshiron të lirohet nga shumë të punësuar në FDA dhe NIH. fc/
Fotografia: EPA