• сабота, 22 февруари 2025

Senati e konfirmoi emërimin e Xhon Retklifit për drejtor të CIA-s

Senati e konfirmoi emërimin e Xhon Retklifit për drejtor të CIA-s

Uashington, 24 janar 2025 (MIA) - Anëtarët e Senatit amerikan e konfirmuan emërimin e Xhon Retklifit për drejtor të CIA-s, njoftuan mediumet amerikane.

Për Retklifin votuan 74 senatorë, ndërsa 25 ishin kundër. Ish kongresmeni nga Teksasi ishte drejtor i Intelegjencës kombëtare të Trampit në tetë muajt e fundit të mandatit të tij të parë.

Në fjalimin e tij në Senat javën e kaluar, Retklif tha se CIA duhet të përdor më shumë teknologjitë, siç është intelegjenca artificiale për t'u ballafaquar me kundërshtarë si Rusia dhe Kina.

Ai tha se SHBA-ja duhet t'i përmirësojë aftësitë e veta zbuluese dhe në të njëjtën kohë të siguroijë mbrojtje të të drejtave të qytetarëve për amerikanët. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан