Senati amerikan ka konfirmuar Pem Bondin për prokurore të përgjithshme
- - Senati amerikan e konfirmoi Pem Bondin si prokurore e përgjithshme në votimin që përfundoi me rezultat 54 kundër 46, njoftoi Si-En-En.

Uashington, 5 shkurt 2025 (MIA) - Senati amerikan e konfirmoi Pem Bondin si prokurore e përgjithshme në votimin që përfundoi me rezultat 54 kundër 46, njoftoi Si-En-En.
Bondi, një ish prokurore e përgjithshme e Floridës, ishte kandidatja e dytë e Trampit për këtë funksion,pasi që Met Gejts u tërhoq për shkak të mungesës së mbështetjes midis senatorëve republikanë.
Emërimi i saj u miratua javën e kaluar nga ana e Komitetit Gjyqësor të Senatit me shumicë të ngushtë prej 12 vota kundër. rq/
Foto: arkivi i MIA-s