• сабота, 22 февруари 2025

Sekuestrohen mbi 100 kilogramë drogë në Sarajevë, arrestohet një taksist

Sekuestrohen mbi 100 kilogramë drogë në Sarajevë, arrestohet një taksist

Sarajevë, 6 shkurt (MIA) - Policia boshnjake ka sekuestruar mbi 100 kilogramë drogë dhe ka arrestuar një person në aksionin "Taksi", publikoi televizioni shtetëror BHRT.

Gjatë bastisjes, u gjetën më shumë se dy kilogramë kokainë, katër kilogramë amfetaminë, 80 kilogramë marihuanë, 26.000 tableta ekstazi dhe 30 litra amfetaminë të lëngshme. Përveç drogës, janë sekuestruar edhe dy pushkë, pesë pistoleta, dy silenciatorë dhe mbi 400 copë municion.

Vlera në treg e drogës së sekuestruar vlerësohet mbi një milion marka konvertabile (rreth 500.000 euro).

Është arrestuar taksisti Haris Mujçinoviq nga Sarajeva, i cili dyshohet për prodhim dhe tregti të paligjshme të narkotikëve, si dhe armëmbajtje pa leje dhe lëndë shpërthyese, publikoi portali Kliks. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан