• четврток, 26 март 2026

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

Prishtinë, 5 mars 2026 (MIA) - Kuvendi i Kosovës do të mbajë sonte një seancë të jashtëzakonshme, ku në rend të ditës do të jetë miratimi i amendamenteve kushtetuese që parashikojnë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit të Kosovës nga qytetarët, në vend që të bëhet nga Kuvendi, siç ka qenë deri më tani.

Më parë, Komisioni juridik-ligjvënës miratoi ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, mandati i së cilës po skadon.

Për të miratuar ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës, kërkohen dy të tretat e votave, ose 80 nga 120 deputetë.

Për amendamentet duhet të votojnë të paktën dy të tretat, ose të paktën 15 deputetë nga komunitetet.

Në Komisionin jurudik-ligjvënës të Kuvendit të Kosovës, miratimit të amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Osmani i parapriu një përplasje midis anëtarëve të partisë në pushtet dhe opozitës.

Sonte, në mesnatë, skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Për të thirrur një seancë të parlamentit, kërkohen të paktën dy propozime për kandidatë, të cilat nuk janë dhënë deri më tani.

I vetmi kandidat për president është Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës. sa/

foto: Arkivi

Остани поврзан