Aragçi: Irani po e shqyrton planin amerikan, por nuk negocion me Uashingtonin
- Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi deklaroi se plani amerikan për t'i dhënë fund luftës për momentin po shqyrtohet nga autoritetet më të larta në Teheran, por theksoi se shkëmbimi i mesazheve përmes ndërmjetësve nuk përbën negociata të drejtpërdrejta me ShBA-në.
Teheran, 26 mars 2026 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi deklaroi se plani amerikan për t'i dhënë fund luftës për momentin po shqyrtohet nga autoritetet më të larta në Teheran, por theksoi se shkëmbimi i mesazheve përmes ndërmjetësve nuk përbën negociata të drejtpërdrejta me ShBA-në.
Në një deklaratë për televizionin shtetëror, Aragçi e bëri të qartë se Teherani nuk ka ndërmend të zhvillojë dialog të drejtpërdrejtë me Uashingtonin. Ai gjithashtu trajtoi çështjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit, duke theksuar se ajo "do të mbetet e mbyllur, por vetëm për armiqtë".
"Nuk ka asnjë arsye që Irani të lejojë kalimin e anijeve të armikut dhe aleate të tij", deklaroi Aragçi. Ai theksoi se ushtria iraniane tashmë ka siguruar kalim të sigurt për anijet e shteteve mike, duke konfirmuar kontrollin e Teheranit mbi këtë rrugë detare kyçe për energjinë botëtore.
Foto: Arkivi