• сабота, 22 февруари 2025

Samiti i BRIKS-it do të mbahet në Rio de Zhanejro më 6 dhe 7 korrik

Samiti i BRIKS-it do të mbahet në Rio de Zhanejro më 6 dhe 7 korrik

Brazili, 16 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria braziliane njoftoi se samiti i sivjetshëm i BRIKS-it do të mbahet në metropolin brazilian Rio de Zhanejro më 6 dhe 7 korrik.

Këtë vit, Brazili është kryesues i rradhës të grupit të ekonomive udhëheqëse në zhvillim - Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Blloku u zgjerua, me Iranin, Egjiptin, Etiopinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indonezinë, ndërsa ftesë për t'u bashkuar iu dërgua edhe Arabisë Saudite.

Turqia, Azerbajxhani dhe Malajzia kanë parashtruar aplikime zyrtare për anëtarësim. Nigeria ka statusin "partner".

“Ne do të marrim vendime strategjike për zhvillimin, bashkëpunimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendeve të BRIKS-it dhe partnerëve tanë”, tha ministri brazilian i Punëve të Jashtme, Mauro Vieira. bsh/

Остани поврзан