• сабота, 22 февруари 2025

Samiti global për inteligjencën artificiale në Paris

Samiti global për inteligjencën artificiale në Paris

Paris, 6 shkurt 2025 (MIA) - Ekspertë globalë do të debatojnë për kërcënimin nga Inteligjenca artificiale (IA) në tubimin në Paris sot dhe nesër, para samitit të liderëve botërorë për industrinë teknologjike.

Pritet mijëra persona në këtë ngjarje me qëllim që të gjendet zgjidhje e përbashkët për teknologjinë, që ka shqetësoi shumë sektorë biznesi për më pak se dy vjet - si dhe të mbajë Francën dhe Evropën në hartë si konkurrentë të besueshëm në garën për Inteligjencë artificiale.

Shkencëtarët, duke përfshirë dhe Jan LeKun, shefin e inteligjencës artificiale të pronarit të Fejsbukut, Meta, do të diskutojnë për ndikimin e IA-së në fushat, duke përfshirë punën, shëndetin dhe qëndrueshmërinë.

Të shtunën dhe të dielën do të ketë bisedime për ndikimin e inteligjencës artificiale në kulturë para se shefat e shteteve dhe qeverive nga rreth 100 vende dhe liderët e industrisë globale të teknologjisë të mblidhen të hënën dhe të martën.

Mes të pranishmëve do të jenë nënpresidenti amerikan Xhej Di Vans, zëvendëskryeministri kinez Ding Ksueksiang, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe kancelari gjerman, Olaf Sholc.

Kryeministri indian Narendra Modi është bashkë-nikoqir i samitit, pasi që Makron kërkon ta angazhojë jugun global në "betejën teknologjike, e cila po luhet midis SHBA-së dhe Kinës". rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан