• среда, 15 јануари 2025

Sajkoski për MIA-n: Presim hapa të ardhshëm nga grupet parlamentare rreth çështjes me interpelancën e Dautit

Sajkoski për MIA-n: Presim hapa të ardhshëm nga grupet parlamentare rreth çështjes me interpelancën e Dautit

Shkup, 14 janar 2025 (MIA) – Kryetari i Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Gjorgji Sajkoski në një deklaratë për MIA-n thotë se Komisioni nuk është kompetent që vetë të ndërmarrë diçka lidhur me interpelancën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Ilire Dauti dhe se nuk ka marrë kurrfarë njoftimi deri më tani. 

“Në konkluzionin e Kuvendit thuhet se pretendimet në interpelancë janë të bazuara, gjegjësisht se me 61 deputetë është shkarkuar kryetarja e Komisionit, në rastin e zonjës Dauti, për shkak se nuk ka respektuar rregullat e procedurës. Ky është thelbi. Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nuk është kompetent të ndërmarrë veprime vetë sepse as që është thirrur. Presim hapat e radhës nga grupet parlamentare”, thotë Sajkoski.

Sipas Sajkoskit, interpelanca është akt i lartë moral i çdo funksionari të emëruar i cili nuk e përmbush detyrimin ligjor, gjegjësisht vlerëson se Dauti duhet vetë të japë dorëheqje. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан