• вторник, 30 декември 2025

Sa i mbron realisht fëmijët Rregullorja e BE-së për sigurinë e lodrave

Sa i mbron realisht fëmijët Rregullorja e BE-së për sigurinë e lodrave

Bruksel, 28 dhjetor 2025 (МIА)

Sashko PANAJOTOV

Lodra plastike të lira që përmbajnë kimikate të rrezikshme dhe që shkaktojnë çrregullime hormonale ose acarime të lëkurës, kafshë të ndryshme prej kadifeje dhe tullumbace toksike janë vetëm disa nga lodrat që sipas rregullave të BE-së paraqesin rrezik për sigurinë e fëmijëve dhe shitja e tyre është e ndaluar në Bashkimin.

Në vitin 2025, BE-ja rishikoi Rregullativën e saj të sigurisë së lodrave për t'i bërë lodrat më pak të rrezikshme dhe më të sigurta se asnjëherë më parë.

Në bazë të këtij ligji deri në vitin 2030, të gjitha lodrat do të duhet të kenë vlerësime të rreziqeve të sigurisë, duke përfshirë efektet e mundshme në shëndetin mendor të fëmijëve.

Megjithatë, kjo rregullativë përmend vetëm në mënyrë të paqartë lodrat me teknologji të re që në vitet e fundit është aplikuar gjithnjë e më shumë te lodrat për fëmijë – inteligjenca artificiale. Arsyetimi për këtë ishte se BE-ja tashmë ka Ligj për Inteligjencën Artificiale, i cili gjithashtu rregullon çështjet e rreziqeve. Me atë ligj, kompanitë janë të detyruara “të minimizojnë rreziqet që mund të paraqesin produktet e tyre, veçanërisht për fëmijët”.

Kështu, në raftet e dyqaneve të lodrave në BE mund të gjenden robotë të shumtë ose lodra prej kadifeje në të cilat integrohen funksionet e inteligjencës artificiale, siç është aftësia për të bashkëvepruar me mjedisin ose për të zhvilluar biseda që tejkalojnë shumë kukullat e së kaluarës që flisnin vetëm disa replika të regjistruara.

I fundit në këtë spektër është arushi Kuma, i prodhuar nga kompania singaporeane "FoloToj". Bëhet fjalë për lodër në formën e një arushi pelushi me inteligjencë artificiale që mund të komunikojë dhe të zhvilloj biseda me fëmijët.

Alarmi u ndez pas disa zbulimeve se Kuma "i çon fëmijët në bisedë të pahijshme me një konotacion eksplicit seksual".

Pas kësaj, kompania e Singaporit ndaloi shkurtimisht shitjet në nëntor, por Kuma shpejt e gjeti veten përsëri në raftet me lodra, duke përfshirë edhe ato në BE.

"Në luajtjen e roleve të mësuesit dhe nxënësit, goditja mund të shtojë pak eksitim në disa mënyra argëtuese dhe lozonjare, thuhet, mes tjerash në manualin për Kuma-n.

Shfaqja e lodrave të tilla i atribuohet mungesës së standardeve me disa rregulla specifike, rreth të cilave ka mendime dhe polemika kontroverse. Komisioni kohët e fundit propozoi shtyrje të plotë të rregullave të inteligjencës artificiale me rrezik të lartë dhe nëse propozimi pranohet, atëherë do të ngriheshin kërkesat gjithëpërfshirëse të inteligjencës artificiale për prodhuesit e lodrave.

Dhe derisa përdorimi i inteligjencës artificiale në Rregullativën e sigurisë së lodrave është përfshirë vetëm kalimthi, në të i kushtohet një pjesë e konsiderueshme materialeve të përdorura në prodhimin e plastikës të aplikuar në lodrat e fëmijëve, me theks të veçantë në rreziqet për shëndetin e fëmijëve.

Kështu, me Rregullativën e rishikuar, ndalimi i deritanishëm i përdorimit të materialeve kancerogjene për prodhimin e lodrave është zgjeruar edhe me ndalesën për substancat tjera toksike, lëndët e para që mund të prishin sistemin endokrin, si dhe kimikatet sintetike shumë perzistente që grumbullohen dhe shkaktojnë dëme në trupin e njeriut.

Një nga çështjet kryesore rreth të cilave thyen shtizat gjatë miratimit të ndryshimeve të rregullativës ishte përdorimi i disa komponimeve në prodhimin e tullumbaceve të fëmijëve, të tilla si nitrosaminat, të cilat mund të shkaktojnë kancer.

Industria e tullumbaceve luftoi ashpër kundër kufizimeve të rrepta në nivelet e lejuara të komponimeve të caktuara të përcaktuara me Rregullativën e sigurisë së lodrave. Prodhuesit argumentuan se "kufizimet shumë të rrepta" do të çonin në shpërthimin e lehtë të tullumbaceve dhe se kimikatet ishin një nënprodukt i vetë procesit të prodhimit. Kështu, në versionin përfundimtar të Rregullativës, janë bërë koncesione në nivelin e kufizimeve në favor të prodhuesve

Drejtori i përgjithshëm i Këshillit Evropian për tullumbace dhe ahengje, Sutish Çamber, deklaroi se materiet kancerogjene nuk "shtohen qëllimisht" në tullumbacet, por ato vetë "formojnë gjurmë" gjatë procesit të prodhimit.

"Propozimet fillestare kërkonin kufizime kaq të ulëta saqë edhe produktet e sigurta dhe plotësisht të harmonizuara nuk do të mund të qëndronin në treg", deklaroi Çamber.

Sipas tij, është e pamundur të hiqen plotësisht kimikatet e dëmshme nga tullumbacet, kështu që propozohet të “investohet në pompat e fryrjes së tullumbaceve, sepse ato nuk janë të destinuara për gojën”.

Një çështje tjetër për të cilën industria evropiane e lodrave reagoi në veçanti ishte ndikimi i tregut online. Ata argumentuan se përgjegjësia për lodrat e pasigurta nuk ishte mbi ta, por mbi bumin e lodrave të lira që hynin në BE nga Kina përmes tregjeve online si AliEkspres, Temu ose Shien.

Një sondazh i kohëve të fundit nga Industria e Lodrave të Evropës (TEI) tregon se 96 nga lodrat e importuara në këtë mënyrë në BE nuk i plotësojnë standardet e Bashkimit.

"Ne gjetëm mbetje të kimikateve të rrezikshme, nivelet e tyre të ngritura, veçanërisht bor në një rast", tha drejtori i TIE-së Lars Vogt.

Sipas tij, janë identifikuar gjithashtu lodra me bateri të vogla lehtësisht të arritshme dhe zile bebesh që mund të ndahen dhe të paraqesin rrezik potencial për t'u gëlltitjen e tyre dhe mbytje të fëmijëve.

Në Parlamentin Evropian është nisur iniciativë për të krijuar organ të ri të BE-së për t'u përballur me problemin e importit online të lodrave, por eurodeputetët nuk arritën të përfundonin të gjithë procedurën deri në korrjen e këtij viti të lodrave të Krishtlindjeve. sp/sd/

Foto: Arkivi i MIA-së/Fejsbuk

Остани поврзан