• сабота, 22 февруари 2025

Rute: Putini e di se do të humbë nëse e sulmon NATO-n

Rute: Putini e di se do të humbë nëse e sulmon NATO-n

Bruksel, 12 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putin e di se nëse e sulmon NATO-n do të marrë reagim shkatërrues për të dhe do të humbë, për këtë të mos bëjë përpjekje, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve rreth raportit të inteligjencës ruse se “Rusia po përgatitet të sulmojë një vend të BE-së”. 

“Dhe ai (Putini) e di këtë. Përgjigjja dhe mbrojtja janë shumë të fuqishme. Ajo në çka duhet të sigurohemi është se për katër ose pesë vjet prej tani... e gjithë ajo të cilën e prodhojnë do të jetë në nivel i cili është me të vërtetë në krahasim me atë që e bëjmë ne”, tha Rute. 

Për këtë, sipas tij, anëtaret e NATO-s duhet të shpenzojnë dukshëm më shumë që të sigurohen se mund të mbrohen edhe për katër ose pesë vjet, ndërsa ato vendime duhet t’i marrin këtë vit. 

I pyetur për koment për deklaratën e presidentit amerikan Donald Tramp se “Ukraina mundet një ditë të jetë ruse”, Rute u përgjigj se NATO “intensivisht koordinohet me ekipin e Trampit në të gjitha nivelet dhe ato janë bisedime shumë të mira”. 

Dhe, e dyta, të sigurohemi se çka do që del nga ato bisedime, kurdo që ndodhin, ... do të jetë e qëndrueshme, që të mos ketë përsëritje të asaj që e kishim me Marrëveshjen e Minskut në vitin 2014, tha Rute, pa e komentuar direkt deklaratën konkrete të Trampit. 

Kur u pyet për "forcimin e arsenalit të saj të luftës hibride" nga Rusia, Rute u përgjigj se ndoshta duhet të ndalojmë t'i quajmë këto aktivitete hibride, sepse, siç tha ai, hibride tingëllon këndshëm, bukur, mrekullueshëm.

“Nuk është kjo. Është sabotim i sponsorizuar nga shteti, dhe në disa raste edhe terrorizëm i sponsorizuar nga shteti. Dhe është destabilizuese”, tha Rute.

Sipas tij, NATO duhet të reagojë shumë më shpejtë në këtë lloje të a.q. sulme kibernetike dhe aktivitete destabilizuese. “Dhe këtë do ta bëjmë sepse nuk jemi në luftë, por nuk jemi as në paqe”, shtoi Rute. fc/

Fotografia: EPA

Остани поврзан