Rute në një intervistë për DPA: BE-ja nuk duhet të ndahet nga SHBA në lidhje me mbrojtjen
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, nuk beson se Bashkimi Evropian duhet të jetë plotësisht i pavarur nga SHBA-të në çështjen e mbrojtjes, pavarësisht kursit aktual të administratës së presidentit amerikan Donald Tramp, raportoi DPA.
Bruksel, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, nuk beson se Bashkimi Evropian duhet të jetë plotësisht i pavarur nga SHBA-të në çështjen e mbrojtjes, pavarësisht kursit aktual të administratës së presidentit amerikan Donald Tramp, raportoi DPA.
SHBA-ja, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës në një intervistë të fundit për DPA-në, presin që Evropa të marrë përgjegjësi më të madhe dhe të shpenzojë më shumë para për mbrojtjen.
"Jam absolutisht i bindur se SHBA-të janë plotësisht të përkushtuara ndaj NATO-s. Nuk ka dyshim. Ka pasur një pritshmëri të madhe. Në fakt, ne po shpenzojmë më shumë, Evropa po merr përgjegjësi më të madhe", tha Rutte. Megjithatë, në fund, bëhet fjalë që kjo të bëhet së bashku me SHBA-në shtoi ai.
Ish kryeministri holandez theksoi në samitin e NATO-s në qershor në Hagë, ku të gjithë aleatët ranë dakord të rrisin shpenzimet për mbrojtje deri në pesë për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2035.
Manfred Ueber, lider i Partisë Popullore Evropiane konservatore (PPE), grupi më i madh në Parlamentin Evropian, bëri thirrje që BE-ja të evoluojë në një "NATO evropiane", duke pohuar se ajo nuk mund të mbështetet më pa kufizime te SHBA-së.
Edhe pse e njohu rëndësinë e BE-së, Rute theksoi se 23 vendet anëtare të BE-së brenda NATO-s përbëjnë vetëm rreth një të katërtën e prodhimit të përgjithshëm ekonomik të Aleancës.
"Shtatëdhjetë e pesë përqind janë ende jashtë BE-së", tha ai, duke iu referuar anëtarëve të NATO-s si Britania e Madhe, Norvegjia, Kanadaja dhe SHBA-ja.
Edhe pse strategjia nuk vë në dyshim anëtarësimin e SHBA-së në NATO, ajo thekson se "ditët kur SHBA-të mbështesnin tërë rendin botëror si Atlasi kanë marrë fund", duke theksuar parimin e tyre "Amerika në vendin e parë", theksoi DPA. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s