Rute: Kemi plane se si të mbrohemi, por na duhen më shumë mjete
- Ne kemi plane solide për të mbrojtur një miliard njerëzit tanë në botën e sotme më të rrezikshme, por nuk kemi gjithçka që na nevojitet për t'i zbatuar plotësisht nëse është e nevojshme, prandaj një nga temat kryesore në takimin e nesërm të ministrave të mbrojtjes të NATO-s do të jenë shpenzimet e mbrojtjes, paralajmëroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute.

Bruksel, 12 shkurt 2025 (MIA) - Ne kemi plane solide për të mbrojtur një miliard njerëzit tanë në botën e sotme më të rrezikshme, por nuk kemi gjithçka që na nevojitet për t'i zbatuar plotësisht nëse është e nevojshme, prandaj një nga temat kryesore në takimin e nesërm të ministrave të mbrojtjes të NATO-s do të jenë shpenzimet e mbrojtjes, paralajmëroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute.
"Tani punohet që të dakordohen qëllimet e reja ambicioze për aftësitë mbrojtëse të aleatëve, të cilat do të jenë kyçe për t'u siguruar që i kemi njerëzit dhe pajisjes e duhura për parandalim dhe mbrojtje", theksoi Rute në konferencën për shtyp në prag të takimit ministror.
Sipas tij, për përforcimin e mbrojtjes është e nevojshme që anëtarët e NATO-s, veçanërisht në Evropë, por edhe në Kanada të investojnë dukshëm më shumë në shpenzimet e mbrojtjes.
"Ne e dimë se çfarë duhet bërë. Dhe ne tashmë po ecim hap pas hapi në drejtimin e duhur. Aleatët evropianë po bëhen më të fortë", theksoi Rute.
Ai theksoi se që nga viti 2014, aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë ndarë mbi 700 miliardë dollarë shtesë për mbrojtje, ndërsa vetëm vitin e kaluar ata investuan 485 miliardë dollarë në nevojat e mbrojtjes, që është pothuajse 20 për qind më shumë në krahasim me vitin 2023.
"Dy të tretat e alëatëve shpenzojnë të paktën dy përqind të BVP-së për mbrojtje. Pres që edhe më shumë aleatë ta përmbushin dhe, në shumë raste, edhe ta tejkalojnë këtë objektiv në vitin 2025. Do të thotë, shohim një përparim të dukshëm. Por, ne duhet të bëjmë shumë më tepër për të pasur atë që na nevojitet për t'u përgjigjur dhe për t'u mbrojtur dhe për të pasur një ndarje të barabartë të barrës. Ne gjithashtu, duhet të prodhojmë më shumë, së bashku, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Rute theksoi se në takimin e nesërm ministror do të fillojnë edhe përgatitjet për Samitin e NATO-s në Hagë në qershor, ndërsa do të diskutohet edhe përforcimi i kapaciteteve industriale të mbrojtjes transatlantike, përmes një plani të përditësuar të veprimit për prodhimin mbrojtjës.
"Në vitet e fundit, ne kemi një rritje të konsiderueshme të prodhimit të mbrojtjes në të gjithë Aleancën. Por, duhet të shkojmë edhe më tej edhe më shepjtë. Nuk kemi kohë për të humbur", tha Rute.
Ai theksoi se pret që ministrat të bien dakord për një sërë nismash të tjera të rëndësishme, duke përfshirë edhe një strategji të re për Hapësirën dhe forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s.
Rute paralajmëroi se në kuadër të Këshillit NATO-Ukrainë, ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës do të takohen me homologun e tyre ukrainas Rustem Umerov dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas për të diskutuar për mbështetjen për Kievin. ls/
Foto: EPA