Rute bëri thirrje për rritjen e harxhimeve për mbrojtje mbi dy për qind nga BPV-ja
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute sot u ka bërë thirrje anëtarëve të Aleancës që t'i rrisin harxhimet për mbrojtje mbi qëllimin e përbashkët prej dy për qind nga Bruto Prodhimi i tyre Vendor (BPV), të vendosur para një dekade dhe tani konsiderohet për shumë të ulët për shkak të sfidave të reja.

Bruksel, 27 janar 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute sot u ka bërë thirrje anëtarëve të Aleancës që t'i rrisin harxhimet për mbrojtje mbi qëllimin e përbashkët prej dy për qind nga Bruto Prodhimi i tyre Vendor (BPV), të vendosur para një dekade dhe tani konsiderohet për shumë të ulët për shkak të sfidave të reja.
Rute këtë e bëri me dije në konferencë për shtyp me kryeministrin portugez, Luis Montenegro në Lisbonë.
"E dimë se qëllimi prej dy për qind, i vendosur para një dekade nuk do të jetë i mjaftueshëm tani për t'u përgjigjur sfidave ditën e nesërme", tha Rute.
"Megjithatë, që ta mbajmë NATO-n të fuqishëm, ne duhet të vazhdojmë të përshtatemi dhe ta ruajmë sigurinë tonë në të ardhmen, duhet t'i rrisim përpjekjet tona tani. Kjo po ashtu do të thotë se duhet të harxhojmë më shumë për mbrojtjen tonë", shtoi ai. bsh/