• понеделник, 14 октомври 2024

Rusia publikoi se më shumë se 30.000 njerëz janë evakuuar nga rajonet përgjatë kufirit me Ukrainën

Rusia publikoi se më shumë se 30.000 njerëz janë evakuuar nga rajonet përgjatë kufirit me Ukrainën

Moskë, 14 tetor 2024 (MIA) - Rreth 30.415 njerëz, duke përfshirë edhe pothuaj 8.000 fëmijë, janë evakuar nga rajonet që kufizohen me Ukrainën për shkak të granatimit dhe sulmeve, deklaroi avokatja ruse e popullit, Tatjana Moskalkova. Në intervistë për "Argumente dhe fakte", Moskalkova tha se të evakuarit janë strehuar në pothuaj 1.000 qendra për vendosje të përkohshme mbarë Rusinë.

Moskalkova po ashtu deklaroi se ka marrë denoncime nga më shumë se 1.000 shtetas rusë nga Kursk, vendet e të cilëve nuk janë të njohura dhe të cilët thuhet se "janë rrëmbyer nga forcat ukrainase".

Tani për tani nuk ka konfirmim nga mediumet perëndimore, as nga Kievi për të dhënat që i ka prezantuar Moskalkova. Të dy palët mohojnë se kanë sulmuar ose mbajnë civilë si robër.

Në intervistë, Moskalkova deklaroi edhe se ka vizituar mbi 2.000 të burgosur ushtarakë ukrainas në Rusi dhe se kolegu i saj në Ukrainë ka pasur vizita të ngjashme të të burgosurve rusë. bsh/

 

 

Остани поврзан