• вторник, 15 октомври 2024

Çmimi Nobel për Ekonomi për tre shkencëtarë që punojnë në SHBA

Çmimi Nobel për Ekonomi për tre shkencëtarë që punojnë në SHBA

 Stokholm, 14 tetor 2024 (MIA) - Çmimin Nobel për Ekonomi këtë vit e kanë fituar tre hulumtues Daron Acemogllu, Sajmon Xhonson dhe Xhejms Robinson për hulumtimin për të kuptuarit e dallimeve në ndikimin e prosperitetit midis popujve.

 Hulumutuesit, të cilët punojnë në SHBA, sot u shpërblyen për hulumtimin e tyre për atë se si "institucionet e kanë formuar dhe ndikojnë në prosperitet", thuhet në shpjegimin e jurisë. 

 Me shpalljen e fituesit të çmimit të ekonomisë, ka përfunduar sezoni i ndarjes së çmimeve Nobel, të cilat do të ndahen më 10 dhjetor.

 Deri tani janë publikuar emrat e fituesve të çmimit Nobel për Mjekësi, Fizikë, Kimi, Literaturë dhe Paqe. 

 Çmimet Nobel ekzistojnë falë shkencëtarit dhe industrialistit suedez Alfred Nobel, shpikësit të dinamitit, i cili dëshironte që fondi i tij të jepte para çdo vit për individët që kanë dhënë kontributin më të rëndësishëm për njerëzimin. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан