• четврток, 17 октомври 2024

Fon der Lajen: Pagesa e parave nga Plani për rritje të Ballkanit Perëndimor do të fillojë para fundit të vitit

Fon der Lajen: Pagesa e parave nga Plani për rritje të Ballkanit Perëndimor do të fillojë para fundit të vitit

Berlin, 14 tetor 2024 (MIA) - Kreu i Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen sot deklaroi se vendet nga Ballkani Perëndimor deri në fund të vitit duhet t'i marrin paratë e para nga Plani për rritje.

"Pesë nga gjashtë agjendat reformuese do të miratohen këtë javë dhe kjo do të thotë se pagesa e gjashtë miliardë eurove nga Plani për rritje mund të fillojë para fundit të vitit", deklaroi ajo në Berlin.

BE-ja miraton agjenda reformuese me qëllim që vendet nga rajoni të marrin të drejtën e prëfitimit të mjeteve nga Plani për rritje.

BeH nuk mori dritë të gjelbër sepse nuk parashtroi agjendë të plotë reformuese në Bruksel.

Fon der Lajen theksoi se Plani për rritje është urë mes Tregut të përbashkët rajonal dhe tregut të vetëm të BE-së.

"Plani për rritje është më i rëndësishmi dhe me të themi se nuk mund t'i bllokoni të tjerët. Mund ta bllokoni vetëm veten. Nëse doni pëlrparim, bashkëpunoni me të tjerët. Ai është proces i bazuar në merita. Sa më afër vendet kandidate i afrohen qëllimit, aq më mirë për to, ndërkaq këtë do ta bëjnë vetëm sipas meritave të veta", theksoi ajo.

Në Berlin sot u mbajt samiti i Procesit të Berlinit dhe u miratua Plani i ri i aksionit pët Tregun e përbashkët rajonal.

"Kjo ishte mundësi të shikojmë dhjetë vite prapa për atë që është bërë. Procesi i Berlinit çdoherë ishte përfaqësues, arkitekt dhe spirancë e lidhjes së fuqishme mes nesh. Shumë gjëra ndryshuan për dhjetë vite, konfliktet sollën vetëdije të re në BE, atë Union më të madh - union më të fuqishëm", tha Fon der Lajen në konferencën për shtyp me kancelarin gjerman, Olaf Sholc.

Gjërat ndryshuan, tha ajo, ndërkaq zgjerimi sërish është në krye të agjendës, kështu që shikoni drejt së ardhmes, shikoni drejt së ardhmes me gjashtë partnerë nga Ballkani Perëndimor në BE.

"Besoj se të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së. Atje janë të rëndësishme sundimi i së drejtës dhe integrimi ekonomik. Prandaj Procesi i Berlinit është promovues i tregut të përbashkët për Ballkanin Perëndimor dhe është shumë me rëndësi që ai të funksionojë pa pengesa. Ai e afroi rajonit dhe të gjithë ato drejt BE-së", tha ajo. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан