• сабота, 22 февруари 2025

Rusia përshëndet qëndrimin e Trampit për hyrjen e Ukrainës në NATO

Rusia përshëndet qëndrimin e Trampit për hyrjen e Ukrainës në NATO

Moskë, 5 shkurt 2025 (MIA) - Rusia mirëpret qëndrimin e presidentit amerikan Donald Tramp i cili shprehu mirëkuptimin e tij për shqetësimet e Moskës në lidhje me pranimin e Ukrainës në NATO, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.

Trampi në janar deklaroi se ai e kuptonte pozicionin e Rusisë se Ukraina nuk duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe fajësoi presidentin e atëhershëm demokrat Xho Bajden për ndryshimin e pretenduar në pozicionin e SHBA-së për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

"Për herë të parë, në një nga fjalimet e tij të para, duke kritikuar pozitën e administratës së Bajdenit për krizën ukrainase, presidenti Tramp hapur tha se një nga gabimet kryesore është përfshirja e Ukrainës në NATO", tha Lavrovi.

"Për herë të parë problemi me NATO-n është i njohur si diçka që SHBA është e gatshme ta diskutojë seriozisht", shton ai. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан