Rusia e vazhdoi ndalesën për eksport të benzinës
- Qeveria ruse vendosi ta vazhdojë ndalesën për eksport të benzinës deri më 28 shkurt, kumtoi kabineti i nënkryetarit të Qeverisë, Aleksandar Novak.

Moskë, 31 janar 2025 (MIA) - Qeveria ruse vendosi ta vazhdojë ndalesën për eksport të benzinës deri më 28 shkurt, kumtoi kabineti i nënkryetarit të Qeverisë, Aleksandar Novak.
Ndalesa është vendosur më 1 mars vitin e kaluar për shkak të rritjes drastike të çmimeve me shumicë të derivateve dhe rrezikut për mungesë në tregun vendor.
Fillimisht, masa duhej të vlejë gjashtë muaj, por nga fundi i majit e deri në gusht kufizimet janë hequr përkohësisht, pas çka sërish janë vendosur, informon "Komersant".
Sipas burimeve të gazetës, Ministria ruse e Energjetikës duhet deri nga mesi i shkurtit të dorëzojë propozime deri te qeveria në Moskë për eksportin eventual të benzinës, duke i marrë parasysh edhe sanksionet e reja perëndimore.
SHBA-ja më 10 janar ka vendosur disa nga sanksionet më të ashpra kundër industrisë ruse të naftës deri tani, duke targetuar 183 tankerë, dhjetëra tregtarë, dy kompani të mëdha të naftës dhe disa funksionarë të lartë në sektorin energjetik rus, njoftuan mediumet botërore. bsh/
Foto: MIA arkiv