Rusia e liroi nga burgu politikologun francez Loran Vinatje
- – Loran Vinajte, politikolog francez i cili po vuante burg prej tre vjetëve në Rusi pas akuzave për spiunim, është liruar në këmbim të të burgosurve me Francën, njoftoi sot agjencia ruse e sigurisë FSB.
Moskë, 9 janar 2026 (MIA) – Loran Vinatje, politikolog francez i cili po vuante burg prej tre vjetëve në Rusi pas akuzave për spiunim, është liruar në këmbim të të burgosurve me Francën, njoftoi sot agjencia ruse e sigurisë FSB.
Si kthim, është liruar basketbollisti rus Danil Kasatkin, i cili ishte arrestuar në Francë me kërkesë të SHBA-së, shtoi FSB.
Vinatje ishte arrestuar në Moskë në qershor të vitit 2024, ndërsa autoritetet ruse e akuzuan se nuk është regjistruar si “agjent i huaj” derisa grumbullonte informacione për “aktivitetet ushtarake dhe ushtarake – teknike” të Rusisë që mund të shfrytëzoheshin në dëm të sigurisë kombëtare.
Gjykata e dënoi dhe i shqiptoi tre vjet burg.
Në gusht, mediat ruse njoftuan se Vinatje është akuzuar edhe për spiunim, duke iu referuar të dhënave gjyqësore.
Ata që janë dënuar për spiunim në Rusi përballen me dënime me burg prej 10 deri 20 vjet. fc/
Foto: EPA