Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 150 robër lufte
- Rusia sot bëri të ditur se ka shkëmbyer 150 robër lufte me Ukrainën me po aq të burgosur rusë dhe kjo mbetet një nga temat e rralla për të cilat dy vendet në luftë arrijnë të bashkëpunojnë.

Kiev, 5 shkurt 2025 (MIA) - Rusia sot bëri të ditur se ka shkëmbyer 150 robër lufte me Ukrainën me po aq të burgosur rusë dhe kjo mbetet një nga temat e rralla për të cilat dy vendet në luftë arrijnë të bashkëpunojnë.
Ministria ruse e Mbrojtjes e cila bëri të ditur shkëmbimin, tha se rusët aktualisht gjenden në Bjellorusi dhe marrin "ndihmë psikologjike dhe mjekësore".
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, nga ana e tij, shkroi në Telegram se "sot është një ditë e mirë për Ukrainën, sepse ajo kthen 150 mbrojtës të saj nga robëria ruse".
Foto: arkivi i MIA-s