• сабота, 22 февруари 2025

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 150 robër lufte

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 150 robër lufte

Kiev, 5 shkurt 2025 (MIA) - Rusia sot bëri të ditur se ka shkëmbyer 150 robër lufte me Ukrainën me po aq të burgosur rusë dhe kjo mbetet një nga temat e rralla për të cilat dy vendet në luftë arrijnë të bashkëpunojnë.

Ministria ruse e Mbrojtjes e cila bëri të ditur shkëmbimin, tha se rusët aktualisht gjenden në Bjellorusi dhe marrin "ndihmë psikologjike dhe mjekësore".

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, nga ana e tij, shkroi në Telegram se "sot është një ditë e mirë për Ukrainën, sepse ajo kthen 150 mbrojtës të saj nga robëria ruse".

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан