Rubio thotë se Tramp është serioz për blerjen e Grenlandës
- Presidenti amerikan Donald Tramp është serioz në qëllimin për të blerë Grenlandën, deklaroi Sekretari shtetëror Marko Rubio, pasi Danimarka u trondit nga kërcënimet e tij se do të marrë territorin autonom danez.

Uashington, 30 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp është serioz në qëllimin për të blerë Grenlandën, deklaroi Sekretari shtetëror Marko Rubio, pasi Danimarka u trondit nga kërcënimet e tij se do të marrë territorin autonom danez.
Në një intervistë, Rubio e minimizoi kërcënimin e SHBA për të përdorur forcën ushtarake kundër Danimarkës, një aleate e NATO-s, por tha për vërejtjet e Trampit për Grenlandën: "Kjo nuk është një shaka".
“Presidenti Trump ka njoftuar atë që synon të bëjë, që është ta blejë atë”, deklaroi Rubio për radion SiriusXM.
“Kjo nuk ka të bëjë me marrjen e tokës. Kjo është në interesin tonë kombëtar dhe duhet të zgjidhet", tha Rubio.
Duke iu referuar garancive të NATO-s për Danimarkën, Rubio tha: "Ne kemi një marrëveshje mbrojtjeje me ta për të mbrojtur Grenlandën nëse ajo sulmohet". ls/