• сабота, 22 февруари 2025

Rubio tha se banorët e Gazës do të "zhvendosen përkohësisht" gjatë rikonstruimit të enklavës

Rubio tha se banorët e Gazës do të

Uashington, 7 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio mbrëmë deklaroi se Rripi i Gazës në këtë moment është "i pabanueshëm" për shkak të rreziqeve, siç janë minat të pashpërthyera tokësore dhe banorët e tij do të duhet të jetojnë diku tjetër derisa enklava nuk rindërtohet.

Rubio, duke komentuar këtë çështje gjatë vizitës së tij në Republikën Dominikane, u bëri thirrje vendeve të tjera që të ofrojnë ndihmë për rindërtimin e Gazës, por nuk tha asgjë për atë nëse palestinezët do të mund të kthehen atje, sipas propozimit të presidentit amerikan Donald Tramp për të marrë kontrollin dhe rindërtimin e enklavës.

"Mendoj se ky është realiteti: për të rregulluar një vend të tillë, personat do të duhet të jetojnë diku tjetër përkohësisht", tha Rubio.

Ndërkohë, portali informativ Aksios, duke cituar persona zyrtarë izraelitë, publikoi se Rubio po planifikon një turne në Izrael, EBA, Arabinë Saudite dhe eventualisht në disa vende tjera të Lindjes së Mesme më vonë këtë muaj. rq/bsh/

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан