Rubio së shpejti për vizitë në Lindjen e Mesme
- Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio nga mesi i shkurtit do të vizitojë Izraelin dhe disa vende arabe.

Uashington, 7 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio nga mesi i shkurtit do të vizitojë Izraelin dhe disa vende arabe.
Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit, Rubio do të marrë pjesë në Konferencën për siguri në Mynih, ndërsa më pas do të vizitojë Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Arabinë Saudite nga periudha prej 13 deri më 18 shkurt.
Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Lindjen e Mesme që nga deklaratat e presidentit amerikan të Donald Trampit për shpërnguljen e palestinezëve nga Gaza, e cila hasi në dënim të ashpër nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe vendet arabe. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s