Rubio: Mbështetja e SHBA-së për Izraelin mbetet prioriteti kryesor
- Sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio pati një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, ku theksoi se mbështetja e SHBA-së për Izraelin mbetet një prioritet kryesor për administratën e re amerikane.

Uashington, 23 janar 2025 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio pati një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, ku theksoi se mbështetja e SHBA-së për Izraelin mbetet një prioritet kryesor për administratën e re amerikane.
“Mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për Izraelin është një prioritet kryesor për presidentin amerikan Donald Trump”, theksohet në kumtesën e Departamentit të shtetit.
Rubio e uroi Netanjahun për "sukseset e Izraelit kundër Hamasit dhe Hezbollahut" dhe premtoi se do të punojë pa u lodhur për të liruar të gjithë pengjet e mbetura që mbahen në Gazë, shtohet në kumtesën. ls/
Foto: EPA