Rubio mbështet planin e Trampit që SHBA-ja ta marrë kontrollin mbi Gazën
- Duket se sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio e mbështet planin e presidentit Donald Tramp që ta merr kontrollin amerikan ndaj Gazës, duke theksuar se enklava palestineze duhet të lirohet nga grupi islamist Hamas.

Uashington, 5 shkurt 2025 (MIA) - Duket se sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio e mbështet planin e presidentit Donald Tramp që ta merr kontrollin amerikan ndaj Gazës, duke theksuar se enklava palestineze duhet të lirohet nga grupi islamist Hamas.
Trampi dje propozoi që SHBA-ja ta ndërmarrë Gazën, ku aksioni ushtarak izraelit në 16 muajt e fundit ka vrarë dhjetëra mijë, pasi paraprakisht ka propozuar që palestinezët në enklavë të zhvendoseshin përgjithmonë. Ideja u dënua nga ekspertë dhe përfaqësues të të drejtave të njeriut.
Komentet paraprake të Trampit se palestinezët duhet të zhvendosen në Egjipt dhe Jordani tashmë publikisht janë hedhur poshtë nga liderët palestinezë dhe arabë, ndërsa gjithashtu u dënuan edhe nga ithtarët për të drejtat e njeriut si propozim për spastrim etnik.
"Gaza duhet të lirohet nga Hamasi. Siç tha presidenti sot, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme përsëri ta udhëheqin dhe ta bëjnë Gazën të bukur", tha Rubio në "X" mbrëmë. “Aspirata jonë është paqe e qëndrueshme në rajon për të gjithë njerëzit”, theksoi ai.
Edhe pse Trampi dha propozim për zhvendosjen e palestinezëve që nga 25 janari, deklaratat e bëra që atëherë nga Departamenti i Shtetit i Rubios në faqet e tij të internetit nuk e përmendin në mënyrë eksplicite propozimin e Trampit.
Trampi dje ofroi shumë hollësira për propozimin e tij. Porosia e Rubios gjithashtu nuk përmban hollësira të mjaftueshme.
Në aksionin ushtarak të Izraelit në Gazë janë vrarë më shumë se 47.000 palestinezë në 16 muajt e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë dhe solli deri në akuza për gjenocid dhe krime lufte, të cilat Izraeli i mohon. qa/bsh/
Foto: EPA