Rubio: Kina mund ta mbyllë Kanalin e Panamasë në rast të një konflikti me SHBA-në
- Sekretari amerikan i Shtetit, marko Rubio deklaroi se "nuk ka dyshim" se Kina do ta mbyllë Kanalin e Panamasë në rast të një konflikti me SHBA-në dhe se Uashingtoni prandaj ka ndër mend ta zgjidhë këtë çështje, të cilën e sheh si kërcënim për sigurinë nacionale.

Uashington, 31 janar 2025 (MAI) - Sekretari amerikan i Shtetit, marko Rubio deklaroi se "nuk ka dyshim" se Kina do ta mbyllë Kanalin e Panamasë në rast të një konflikti me SHBA-në dhe se Uashingtoni prandaj ka ndër mend ta zgjidhë këtë çështje, të cilën e sheh si kërcënim për sigurinë nacionale.
Rubio, vetëm disa ditë para se ta vizitojë Amerikën Qendrore në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit pas marrjes së funksionit, theksoi se SHBA-ja është e shqetësuar për ndikimin kinez ndaj Kanalit të Panamasë, që është rrugë strategjike ujore.
Tramp në fjalimin e vet inaugurues më 20 janar e akuzoi Panamanë se ia ka dorëzuar Kinës drejtimin e kanalit, pohim të cilin qeveria e panamasë në mënyrë kategorike e mihoi. Tramp atëherë premtoi se SHBA-ja do ta kthejë kontrollin ndaj kanalit të Panamasë, por nuk saktësoi kur dhe si.
Presidenti i Panamasë, Hoze Raul Mulino e hodhi poshtë mundësinë për bisedime me Rubion gjatë vizitës së tij në vend pas marrjes së kontrollit ndaj kanalit të panamasë nga ana e SHBA-së. ab/
Foto: ЕPА