Rubio do të bisedojë për armëpushimin në Gazë me kryeministrin izraelit në fazën e parë të turneut të tij në Lindjen e Mesme
- Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio sot në Jerusalem do të bisedojë për armëpushimin në Gazë me kryeministrin izraelit, me çka e fillon turnenë në Lindjen e Mesme një ditë pas këmbimit të fundit të pengjëve dhe të burgosurve.

Tel Avivm 16 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio sot në Jerusalem do të bisedojë për armëpushimin në Gazë me kryeministrin izraelit, me çka e fillon turnenë në Lindjen e Mesme një ditë pas këmbimit të fundit të pengjëve dhe të burgosurve.
Në vizitën e tij të parë në rajon si diplomat i lartë i Uashingtonit, Rubio pritet ta nxit propozimin shumë të dënuar të presidentit amerikan Donaëd Tramp për ta ndërmarrë kontrollin ndaj Rripit të Gazës dhe t'i zhvendos më shumë se dy milionë banorët e tij.
Plani parashikon rimëkëmbje të territorit bregdetar në "Rivierë të Lindjes së Mesme" pasi u shkatërua në luftën më shumë se 15 muajshe mes Izraelit dhe Hamasit, njoftuan mediumet amerikane.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e ka përshëndetur idenë gjatë vizitës së tij të paradokohshme në Shtëpinë e Bardhë, por liderët botërorë në masë të madhe e kanë hedhur posht.
Rubio arriti në aeroportin Ben Gurion pranë Tel Avivit disa orë pasi Hamasi liroi tre pengje izraelitë në Gazë në këmbim për 369 të burgosur palestinezë - shkëmbimi i gjashtë nën armëpushimin e brishtë.
Negociatat për fazën e dytë të armëpushimit, që ka për qëllim sigurimin e një përfundimi të qëndrueshëm të luftës, pritet të fillojnë javën e ardhshme në Doha.
Uashingtoni kumtoi se është i hapur ndaj propozimeve alternative nga qeveritë arabe, por insiston se tani për tani "plani i vetëm është i Trampit". bsh/