• сабота, 22 февруари 2025

Rrëzohet ndërtesa në Kajro, 10 të vdekur

Rrëzohet ndërtesa në Kajro, 10 të vdekur

Kajro, 17 shkurt 2025 (MIA) - Nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë janë lënduar sot pas rrëzimit të ndërtesës në kryeqytetin e Egjiptit, njoftuan mediat shtetërore.

Në vendin e ngjarjes në lagjen Kerdasa në Giza janë dërguar automjete të ndihmës së shpejtë. Aty ekipet për mbrojtje civile po kërkojnë të zhdukurit nën rrënoja, shkruan gazeta "Al-Ahbar al-Jum".

Dëshmitarët okularë për gazetën deklaruan se kolapsi u shkaktua nga një "shpërthim i bombolave ​​të gazit" dhe se hetimi policor është në rrjedhë.

Rregulloret e ndërtimit aplikohen dhe zbatohen në mënyrë të pabarabartë në Kajro, ku jetojnë më shumë se 26 milionë banorë.

Në vitet e fundit, metropoli egjiptian ka qenë dëshmitar i disa shembjeve fatale të ndërtesave, në disa raste për shkak të gjendjes së rrënuar të disa prej tyre, ndërsa në të tjera për shkak të mos respektimit të rregulloreve të ndërtimit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Тагови

Остани поврзан