Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, votohet për kryetarë në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit
- Në vend sot mbahet rrethi i dytë i Zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Do të zgjidhen kryetarët e komunave në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa do të rivotohet për këshilltarë në tre vendvotime në Shuto Orizare. Nuk do të ketë votim për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe atje procedura do të përsëritet brenda 60 ditëve pas përfundimit të Zgjedhjeve lokale.
Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Në vend sot mbahet rrethi i dytë i Zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Do të zgjidhen kryetarët e komunave në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa do të rivotohet për këshilltarë në tre vendvotime në Shuto Orizare. Nuk do të ketë votim për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe atje procedura do të përsëritet brenda 60 ditëve pas përfundimit të Zgjedhjeve lokale.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune do të votohet në kryeqytet dhe në Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Vallandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski, Brod, Mogillë, Negotinë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çuçer Sandevë, Shuto Orizare, Dollnen, Dojran dhe Zërnovc.
Të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve kanë 1.013.375 votues. Prej tyre, të drejtë vote në Qytetin e Shkupit kanë 474.304 votues.
Në kryeqytet, në komunat Qendër, Aerodrom, Karposh, do të ketë dy fletëvotime për votim sepse zgjidhen kryetari i Qytetit ë Shkupit dhe vetëqeverisja lokale, ndërsa në Shuto Orizare do të votohet për kryetarë komuna në tre vendvotime dhe do të ketë rivotim për këshilltarë. Në komunat e mbetura, do të votohet vetëm për kryetarë komune.
Zgjedhjet do të monitorohen nga 1.598 vëzhgues ndërkombëtarë dhe të huaj, nga të cilët 933 janë të huaj dhe 651 janë ndërkombëtarë.
Ditën e zgjedhjeve, votimi fillon në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 19:00.
Votuesit do të mund të shkojnë në qendrën e votimit vetëm një herë. Votimi është i fshehtë dhe në këto zgjedhje, si në të kaluarën, përveç kartës së identitetit ose pasaportës, identifikimi i votuesve do të bëhet edhe me aparatet e ashtuquajtura fingerprint.
Votimi fillon në orën 7:00 të mëngjesit dhe mbaron në orën 19:00. Mund të zgjatet nëse ka votues të mbetur në vendvotim në orën 19:00, ose nëse votimi ndërpritet gjatë periudhës së votimit me vendim të KKZ-së ose KSHZ-së. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për të njëjtën periudhë si ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.
Në orën 19:00, mbyllen vendvotime. Votuesve të pranishëm në vendvotim u lejohet të votojnë. Një vendvotimin, në të cilën kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në Listën e votuesve mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak të KKZ-së kompetente, por numërimi i votave nuk duhet të fillojë para orës 19:00.
Idnetifikimi i Votuesve bëhet me kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme dhe me pajisje identifikimi biometrike.
Votimi është i fshehtë, kryhet pas paravanëve e stilolaps blu, ndërsa është i ndaluar votimi në grup ose familjar, si dhe mbajtja e armëve në vendvotim.
Rezultatet e zgjedhjeve priten gjatë mbrëmjes, ndërsa KSHZ pritet ta mbajë konferencën e fundit për shtyp rreth orës 23:00. Në raundin e dytë, votohen dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë, kurse kandidati që ka marrë numrin më të madh të votave zgjidhet kryetar komune. Nëse, për ndonjë arsye, zgjedhjet për kryetar komune nuk mbahen pas raundit të dytë, komisioni zgjedhor duhet të njoftojë Qeverinë brenda 15 ditëve nga përfundimi i zgjedhjeve. Në përputhje me Kodin zgjedhor, pas marrjes së njoftimit, Qeveria duhet të emërojë një komisioner brenda 15 ditëve për të kryer detyrat brenda kompetencës së kryetarit të komunës. Qeveria duhet të njoftojë kryetarin e Kuvendit, jo më vonë se 15 ditë pas ditës së emërimit të komisionerit, me qëllim shpalljen e zgjedhjeve për kryetar komune.
Më 19 tetor zgjedhjet përfunduan dhe u zgjodhën 44 kryetarë të komunave dhe këshilltarë në pothuajse të gjitha komunat, me përjashtim të Shuto Orizares ku do të rivotohet. Në komunat Gostivar, Vrapçisht, QendërZhupë dhe në Mavrovë, nuk u zgjodh kryetari i komunës sepse në votimin në rrethin e parë më 19 tetor nuk ishte arritur censusi prej së paku dy të tretave të votuesve të regjistruar. Në këto komuna do të fillojë procedura e re zgjedhore për zgjedhje të kryetarit të komunës në afat prej 60 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve lokale 2025, në pajtim me Kodin zgjedhor.
Këto janë Zgjedhjet lokale të tetat në vend, ndërsa të katërtat në të cilat zgjedhen kryetarë të komunave dhe lista të këshilltarëve në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.
Në Zgjedhjet lokale 2025 gjithsej marrin pjesë (rrethi i parë dhe i dytë) 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe të votuesve përkatësisht kandidatura të pavarura. mb/
Foto: MIA