Rreth 75.000 punonjës federalë amerikan e kanë pranuar ofertën për pagesë
- Rreth 75.000 punonjës federalë amerikan pranuan pakon për pagesë të propozuar nga administrata e presidentit amerikan Donald Tramp, deklaroi zëdhënësi i Zyrës amerikane për resurse njerëzore.

Uashington, 13 shkurt 2025 (MIA) - Rreth 75.000 punonjës federalë amerikan pranuan pakon për pagesë të propozuar nga administrata e presidentit amerikan Donald Tramp, deklaroi zëdhënësi i Zyrës amerikane për resurse njerëzore.
Pagesa është një nga mënyrat në të cilat Trampi kërkon ta ulë numrin e punonjësve federalë, që arrin gjithsej 2,3 milionë dhe të cilin ai e konsideron si joefikas.
Burimet thonë se Trampi planifikon të largojë nga puna deri në 70 për qind të personelit në disa agjenci qeveritare. Gjyqtari federal të mërkurën miratoi aftësinë e administratës së Trampit të zbatojë program për pagesë për të punësuarit federal. Gjyqtari i qarkut Xhorxh O'Tul në Boston refuzoi kërkesën e sindikatës për bllokimin e programit.
Sindikatat, të cilat paraqesin më shumë se 800.000 të punësuar federal, theksojnë se programi është ilegal.
Sindikatat u bënë thirrje anëtarëve të tyre të mos i pranojnë ofertat për pagesë, me arsyetimin se Trampit nuk mund t'i besohet në lidhje me respektimin e marrëveshjes.
Oferta nënkupton që punonjësve do t'u paguhen pagat dhe përfitimet e plota deri në muajin tetor pa pasur nevojë të punojnë. sa/
foto: EPA