Rreth 600 të punësuar në zyrën qendrore të USAID-it në Uashington morën kërcënim për hyrje në Agjenci pasi Mask paralajmëroi mbylljen e saj
- Të punësuarit në agjencinë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) sot janë urdhëruar të mos hyjnë në selinë e agjencisë në Uashington.

Uashington, 3 shkurt 2025 (MIA) - Të punësuarit në agjencinë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) sot janë urdhëruar të mos hyjnë në selinë e agjencisë në Uashington.
Njoftimi i'u dorëzua atyre pasi miliarderi Ilon Mask publikoi se presidenti Donald Tramp është dakorduar me të për ta mbyllur agjencinë.
Të punësuarit në USAID deklaruan se rreth 600 të punësuar janë njoftuar se ishin shkëputur nga sistemi kompjuterik i agjencisë gjatë natës.
Ata të cilët ende janë në sistem morën e-postë ku citohet se "me urdhër të udhëheqësisë së Agjencisë" ndërtesa e selisë "do të mbyllet për personelin e Agjencisë të hënën, më 3 shkurt".
"U bë e dukshme se kjo nuk është vetëm një mollë me krimb në të. Atë që e kemi është një top plot me krimba. Duhet të lirohemi nga e gjithë puna, nuk mund të rregullohet. Do ta mbyllim", tha Mask.
Ai këtë e tha pasi administrata e presidentit Tramp u caktoi shkarkim dy udhëheqësve të lartë të sigurisë së USAID-it të cilët refuzuan të japin materiale të besueshme për ekipet inspektuese speciale të Maskut, deklaruan dje për mediat amerikane jë zyrtar i tanishëm dhe një ish zyrtar i agjencisë.
"Përfaqësuesit e Departamentit pët efikasitet qeveritar të Maskut, departamenti i sapokrijuar në administratën e Trampit, në fund pardje mori qasje në informata të ndjeshme të agjencisë, të cilat përfshijnë raporte të inteligjencës", tha një ish zyrtar. sa/
foto: EPA