• сабота, 22 февруари 2025

Rotonda në Kapitol është mbushur në pritje të inaugurimit të Donald Trampit

Rotonda në Kapitol është mbushur në pritje të inaugurimit të Donald Trampit

Uashington, 20 janar 2025 (MIA) - Qindra njerëz janë mbledhur në Rotondën në ndërtesën e Kapitolit amerikan në pritje të dhënies së betimit të Donald Trampit si presidenti i 47-të i SHBA-së. Ceremoninë e transmetojnë drejtpërdrejtë rrjetet e mëdha televizive amerikane.

Vetë Trampi dhe zëvendëspresidenti i ardhshëm Xhej Di Vens, i cili gjithashtu do të japë betimin, kanë mbërritur në Kongres, si dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Ish-presidenti Bill Klinton dhe ish-sekretarja e Shtetit, Hilari klinton shëtitën nëpër hollet e Kapitolit për inaugurimin e Trampit, të ndjekur nga ish-presidenti Xhrxh Bush dhe ish-zonja e parë Laura Bush. Barak Obama është i fundit nga ish-presidentët që ka ardhur. Ai nuk shoqërohej nga bashkëshortja e tij Mishel Obama, e cila do të mungojë në ceremoni.

Disa nga anëtarët e ardhshëm të Kabinetit të Trampit kanë hyrë në dhomën rrethore nën kupolën e Kapitolit, duke përfshirë edhe Tulsi Gabard, të përzgjedhur për drejtor të inteligjencës kombëtare; Robert F. Kenedi Xhunior, i përzgjedhur në krye të Shërbimeve shëndetësore dhe njerëzore dhe Pit Hegset, i përzgjedhur në krye të Pentagonit.

Kamerat televizive e kanë kapur edhe drejtorin ekzekutiv të Amazon, Xhef Bezos, themeluesin e Metas, Mark Cukerberg, drejtorin ekzekutiv të Gugël, Sundar Puçai dhe aleatin eTrampit, Ilon Mask, njeriun më të pasur në botë. Të tre ishin në foltoren në të cilën Tramp do të japë betimin dhe do ta mbajë fjalimin e tij inaugurues. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан