Rokas: Këtu jemi me mbështetje si partnerë tanë nga momenti i parë, të mbështetemi mes vete në këto momente të vështira
- Euroambasadori, Mihalis Rokas, deklaroi sot se BE-ja, si partner i Maqedonisë së Veriut, ka qenë këtu me mbështetje dhe ndihmë që nga momenti i parë i tragjedisë që ndodhi në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe 155 u lënduan.

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Euroambasadori, Mihalis Rokas, deklaroi sot se BE-ja, si partner i Maqedonisë së Veriut, ka qenë këtu me mbështetje dhe ndihmë që nga momenti i parë i tragjedisë që ndodhi në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe 155 u lënduan.
"Dua të shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë njerëzit e këtij kombi të bukur që janë në pikëllim në këto momente. Ne përmbushim detyrën tonë për të ndihmuar si partnerë tuaj dhe kemi qenë këtu që nga fillimi. E kemi aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së dhe kam kënaqësinë të shoh që shumë shtete anëtare kanë ofruar ndihmë menjëherë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë", tha Rokas, pas nënshkrimit në Librin e zisë që u hap sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Euroambasadori shtoi se këtu bëhet fjalë për solidaritet dhe ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin në kohë të tilla të vështira.
Ambasadorja suedeze në vend, Ami Larson Xhejn theksoi se është e rëndësishme të jemi sot këtu dhe të tregojmë mbështetje për Maqedoninë e Veriut në këto kohë të vështira.
Ambasadorja suedeze nënshkroi edhe librin e ngushëllimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
"Zemrat tona janë thyer për jetët e shumta të të rinjve që humbën, si dhe për ata të lënduarit. Maqedonia e Veriut ka kërkuar ndihmë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së dhe ajo është aktivizuar dje dhe ne tashmë po punojmë në BE për të gjetur mënyra për të mbështetur. Autoritetet suedeze janë tashmë pjesë e kësaj ndihme dhe ne po gjejmë mënyra për të ofruar mbështetjen më të mirë të mundshme në këto kohë. Kjo është një shprehje për të treguar miqësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë, si dhe vendeve të tjera evropiane", tha Larson Xhejn.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka njoftuar se 51 persona nga të lënduar në zjarrin në Koçan janë dërguar për trajtim jashtë vendit, përmes shtabit të krizës, i cili ka koordinuar procesin gjatë 24 orëve të fundit. Njëzet të tjerë do të transportohen në spitalet në Austri, Slloveni, Kroaci, Norvegji dhe Hungari. mb/
Foto: MIA