Reshjet e fuqishme shkaktuan vërshime në Sicili
- Reshjet intensive të shiut për vetëm katër orë kanë shkaktuar përmbytje në ishullin italian të Sicilisë ku rrugët ishin të bllokuara, ndërsa uji i mori makinat në zonën përreth qytetit të Mesinës.

Romë, 3 shkurt 2025 (MIA) - Reshjet intensive të shiut për vetëm katër orë kanë shkaktuar përmbytje në ishullin italian të Sicilisë ku rrugët ishin të bllokuara, ndërsa uji i mori makinat në zonën përreth qytetit të Mesinës.
Sasia e shiut që ka rënë në një periudhë të shkurtër kohore përkon me të gjithë normën mujore për këtë rajon, çka ka sjellë rrëshqitje të dheut dhe vërshime të ujit në zonat urbane.
Shërbimi italian kundër zjarreve njoftoi se zjarrfikësit intervenuan në më shumë se 100 vende, duke përdorur gomone për të evakuuar qytetarët e rrezikuar.
Falë paralajmërimeve në kohë për stuhinë, në rajonet e prekura nuk ka persona të lënduar, njoftoi Mbrojtja civile.
Moti i keq preku edhe rajonin e Kalabrisë në jug të Italisë, ku kryetari i bashkisë së Katanxaros, Nikola Fiorita, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. qa/
Foto: printskrin Jutjub